
Një prej historive më të bukura që sporti dhe Lojërat Olimpike dhurojnë, u regjistrua në garën e distancës së gjatë në “snowboard”.
Në moshën 36-vjeçare dhe në pjesëmarrjen e pestë në Olimpiadë, Lindsey Jacobellis fitoi medaljen e artë, të cilën e ëndërroi për shumë kohë. Një rikthim i jashtëzakonshëm, 16 vjet pasi triumfi i shpëtoi nga duart. Gjatë Olimpiadës “Torino 2006”, Jakobellis ishte e sigurt që fitoi dhe po festonte përpara se të kalonte finishin.
Aty ndodhi drama, pasi ajo u rrëzua, duke humbur medaljen e artë.
Suksesi në “Pekin 2022” ishte shpërblimi i merituar i një karriere të shkëlqyer. (A2 Televizion)