Armando Broja ka shënuar një tjetër gol në Premier League, kësaj radhe ndaj Tottenhamit të drejtuar nga Antonio Conte.
Sulmuesi shqiptar, i cili e nisi si titullar ndeshjen, tregoi instiktin prej golashënuesi, duke finalizuar me gol një aksion shumë të rrëmujshëm të Southampton.
Ky ishte goli i gjashtë i Brojës në Premier League, që ndihmoi Southampton për të marrë një fitore të madhe 3-2, në transfertën e vështirë. (A2 Televizion)