Kupa e Shqipërisë ka përcaktuar gjysëmfinalisten e saj të parë. Është Teuta e cila ka mposhtur në "Niko Dovana" Skënderbeun me rezultatin minimal 1-0, pasi kishte mundur korçarët me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë.
Goli i vetëm u shënua në fillim të ndeshjes nga sulmuesi Hebaj, me anë të një penalltie që shkaktoi protesta të shumta në radhët e Skënderbeut.

Në pjesën e dytë, pavarësisht tentativave dhe një goli të anuluar nga VAR në minutën 62, Skënderbeu nuk rrezikon më portën e durrsakëve, që kualifikohen.
Për t’u sinjalizuar, rikthimi pas 11 vitesh në kampionatin shqiptar të Jahmir Hykës, ish-mesfushorit të Kombëtares që debutoi me Teutën në minutën 83. (A2 Televizion)