Brazili harron të fitojë, e ndal edhe Nigeria

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 16:07 | Futboll
Brazili harron të fitojë, e ndal edhe Nigeria

Që prej fitores 3-1 në finale e Kupës së Amerikës Latine ndaj Perusë, Brazili e ka harruar shijen e fitores.

Në një miqësore të zhvilluar këtë të diel ndaj Nigerisë, kampionët e Amerikës Latine janë ndalur në një barazim 1-1.

Nigeria shënoi e parë në minutën e 35 me Aribo, ndërsa reagimi i Brazilit erdhi 3 minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Casemiron, por vetëm kaq pasi ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Përveç rezultatit dhe lojës jo bindëse, një lajm i keq nga kjo ndeshje për “Selecaon” është edhe lëndimi i Neymar, i cili u detyrua të largohet nga fusha e lojës pas 12 minutave, duke i lënë vendin Coutinho-s. (A2 Televizion)

https://youtu.be/7qY0I5j2tOQ?t=61

A2 CNN Livestream

Latest Videos