Brexit, bisedimet BE-Britani e Madhe do të vazhdojnë edhe pas së dielës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 13:41 | Bota
Brexit, bisedimet BE-Britani e Madhe do të vazhdojnë edhe pas së

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord që të vazhdojnë bisedimet tregtare pas Brexit edhe pas afatit të imponuar të së dielës, për të arritur një marrëveshje përpara se Britania e Madhe të largohet nga BE.

Në një deklaratë të përbashkët, Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thanë se ishte "përgjegjësi në këtë pikë për të vazhduar më tutje".

Shefja e BE-së dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ishin përpjekur të kapërcenin ndarjen për Brexit këtë javë, duke përfshirë një darkë të mërkurën në mbrëmje, por deri më tani ata nuk arritën të binin dakord për disa çështje kryesore.

Liderët kishin caktuar të dielën si një afat të fundit për të vendosur nëse ata mund të arrijnë një marrëveshje përpara se Britania e Madhe të largohet zyrtarisht nga blloku më 31 dhjetor, por thanë që pavarësisht "rraskapitjes pas gati një viti negociatash", ata do të "vazhdonin më tej" .

Por, ata ranë dakord që negociatorët të vazhdojnë bisedimet në Bruksel për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje edhe në këtë fazë të vonë".

Të dyja palët kanë thënë se qëndrojnë larg njëra-tjetrës për çështje si aksesi në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe rregullat e konkurrencës së ndershme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos