
Mijëra francezeë dolën në rrugë për të kundërshtuar një projektligj për sigurinë dhe dhunën policore. Në protestë, pati përleshje dhe trazira, ndërsa forcat e rendit ndërhynë duke kryer qindra arrestime.
Qindra persona u arrestuan në Paris të Francës pas protestës kundër projektligjit për sigurinë, në të cilën pati dhunë dhe trazira. Manifestimi nisi paqësor, por u tensionua me kalimin e kohës.
Policia hyri mes turmës për të evidentuar personat problematikë që nxisnin dhunë, por kjo ndezi protestuesit duke sjellë përleshje të përgjakshme mes forcave ligjzbatuese dhe qytetarëve.
Ministri i Brendshëm francez, Gerlad Darmanin, tha se policia arrestoi 142 persona. Ai i cilësoi protestuesit e dhunshëm si banditë. Kjo ishte fundjava e tretë radhazi që rrugët e qyteteve në të gjithë Francën mbushen me protestues që kundërshtojnë ligjin, i cili synon të luftojë islamin radikal.
Megjithatë, pjesa e kontestuar është ajo që ka të bëjë me dhunën policore, konkretisht me pikën e ligjit për sigurinë që nuk lejon filmimin e forcave të rendit gjatë ushtrimit të detyrës. Qeveria thotë se kjo bëhet për të mbrojtur policinë nga prishja e imazhit, por kritikët e konsiderojnë një masë që mund të zbehë lirinë e medias dhe të nxisë brutalitetin policor. (A2 Televizion)