Gjermania ashpërson masat: Për Krishtlindje jo më shumë se dy familje

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 10:06 | Bota
Gjermania ashpërson masat: Për Krishtlindje jo më shumë se

Gjermania ka vendosur një bllokim më të ashpër duke filluar nga 16 dhjetori. Kjo u konfirmua nga Angela Merkel, duke konfirmuar se dyqanet do të mbyllen deri më 10 janar.

"Masat e vendosura në nëntor nuk janë të mjaftueshme, ne jemi dëshmitarë të një rritje eksponenciale të infeksionit. Nevojitet një veprim urgjent", nënvizoi kancelarja.

"Pandemia është jashtë kontrollit, na duhet një përpjekje kombëtare", tha presidenti i Bavarisë, Markus Soeder.

Sipas një dokumenti të cituar nga Reuters përveç mbyllje së dyqaneve jothelbësore, do të mbyllen edhe shkollat ​​dhe qendrat e kujdesit ditor.

Vendimi do të jetë një goditje e hidhur për shitësit me pakicë të vendit, vetëm nëntë ditë para Krishtlindjeve, në kohën më fitimprurëse të vitit.

Sipas draftit, për pushimet e Krishtlindjeve, nga 24 deri më 26 dhjetor, lejohen vetëm takime deri  në 5 të rritur maksimumi fëmijë të moshës deri në 14 vjeç, por jo më shumë se dy familje.

Gjermania ka qenë nën një bllokim të pjesshëm për gjashtë javët e fundit, me bare, restorante të mbyllura. Por masat aktuale nuk kanë arritur të frenojnë mjaftueshëm shkallën në rritje të infeksionit në vend.

Të dielën, Instituti i Gjermanisë Robert Koch për Sëmundjet Infektive raportoi 20,200 infeksione të reja dhe 321 viktima. Numri është më pak se rekordi i së premtes me 29,875 raste. Kapaciteti i njësisë së kujdesit intensiv të vendit është gjithashtu në një nivel kritik dhe mjekët kanë paralajmëruar se vetëm pesë deri në 10% të shtretërve të kujdesit intensiv janë në dispozicion në disa pjesë të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos