
Qindra nxënës raportohet të jenë rrëmbyer nga persona të armatosur, të cilët sulmuan një shkollë të mesme në veriperëndim të Nigerisë.
Agresorët mbërritën me vendngjarje me motorë dhe nisën të qëllojnë me armë këdo që shihnin, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Sipas policisë, objekti i tyre ishte shkolla e mesme e Shkencës në Katsina, e cila jep mësim për rreth 800 nxënës.
Ushtria raportoi të shtunën se i ka lokalizuar personat e armatosur në një zonë të pyllëzuar dhe është vënë në ndjekje të tyre.
Ngjarja është ende e paqartë, por sipas raportimeve paraprake, deri në këto momente nuk raportohet për nxënës të lënduar. (A2 Televizion)