
Britania po përgatitet për një largim pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.
Lajmin e bën të ditur për “The Sunday Times” ministri i caktuar nga qeveria Johnson, sipas të cilit ekziston mundësia që Brukseli të mos lëshojë pe në kërkesat e Britanisë.
“Shpresojmë që BE-ja të ndryshojë mendje, por ne po bëhemi gati për një përgjigje negative. Alternativa e vetme e momentit është largimi pa marrëveshje dhe duhet të sigurohemi që ajo të jetë sa më pak e dhimbshme për Britaninë, teksa duhet të dalim nga unioni më 31 tetor. Për këtë arsye qeveria po përgatitet për një fushatë e cila do të informojë popullin dhe bizneset se çfarë pritet të ndodhë pas kësaj date”, tha Michael Gove. (A2 Televizion)