Brexit, Merkel: Do të bëjmë çmos për një marrëveshje

Nga A2 CNN
19 Gusht 2019, 10:02 | Bota
Brexit, Merkel: Do të bëjmë çmos për një

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh në lidhje me Brexit-in gjatë takimit me mbështetës të saj kur tha se dëshiron që largimi i Britanisë të jetë në favor të të dyja palëve.

“Ne jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm, edhe nëse nuk ka marrëveshje. Por, gjithsesi, do të përpiqemi në maksimum që të gjejmë një zgjidhje të mirë për situatën. Jam e mendimit se largimi me marrëveshje është zgjidhja më e mirë”, tha Merkel.

Kancelarja pritet të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson në Samitin e G7 të mërkurën e 21 gushtit, ku në qendër të bisedimeve do të jetë Brexit-i.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos