Protestat në Hong-Kong, turma shtohet përditë, pasojat kryesisht ekonomike

Nga A2 CNN
18 Gusht 2019, 16:27 | Bota
Protestat në Hong-Kong, turma shtohet përditë, pasojat kryesisht

Pas 11 javësh radhazi në protesta pyetja që lind natyrshëm në Hong Kong dhe mbarë botën është: a pritet të përfundojë?

“Do përshkallëzohet por nuk do përfundojë. Nëse Hong Kongu do humbasë plotësisht kontrollin e situatës atëherë ndoshta Kina do dërgojë trupat e saj ushtarake për të ndërhyrë”, thotë një protestues.

https://www.instagram.com/p/B1Tr6G_grpz/?utm_source=ig_web_copy_link

 Në fakt një lajm mbi ndërhyrjen kineze u shpërnda nga vet presidenti amerikan Donald Trump i cili i referohej burimeve sekrete kur tha se Kina po dërgon trupat e saj në kufi me Hong Kongun për të ndërhyrë për qetësimin e situatës. 

E diela i gjeti sërish protestuesit në sheshe, të shumtë në numër për të protestuar për paqe duke iu referuar dhunës së përdor të martën ndaj një personi që u cilësua si i infiltruar nga policia.

"Në fakt, situata nuk është edhe aq keq sa paraqitet në media. Ne Hong Kong vazhdon jeta normale pavarësisht protestave”, deklaron një i ri.  

https://a2news.com/2019/08/14/trump-alarmon-per-hong-kongun-trupa-kineze-po-grumbullohen-prane-kufirit/

Ndërkohë, nga vendi i trazuar raportohet për probleme politike, paqëndrueshmëri dhe stopim ekonomik. Protestuesit e kanë inatin me qeverinë dhe tanimë në plan të parë nuk mbetet vetëm anulimi i ligjit të ekstradimeve . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos