
63 të vdekur dhe 182 të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi kamikaz në Kabul të Afganistanit, të ndodhur gjatë mbajtjes së një ceremonie martesore. Sipas Ministrisë së Brendshme vendase të gjithë viktimat ishin civilë, mes të cilëve gra e fëmijë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:30 të së shtunës në Dubai City Hall, që gjendet në zonën perëndimore të kryeqytetit, ku banojnë kryesisht besimtarë myslimanë shiitë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, personi që realizoi shpërthimin kishte hedhur sasinë e eksplozivit në mes të turmës.
Shpërthime të tilla nuk janë të padëgjuara në Afganistan. 10 ditë më parë, një autobombë e vendosur nga talebanët pati si shënjestër forcat e sigurisë në vend duke shkaktuar 14 të vdekur e 145 të plagosur. (A2 Televizion)