Britania e Madhe realizon shifrën rekord të vaksinimeve ditore

Nga A2 CNN
19 Mars 2021, 18:04 | Bota
Britania e Madhe realizon shifrën rekord të vaksinimeve ditore

Një ditë pas vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave për vaksinën e kompanisë AstraZeneca, Britania e Madhe ka vijuar vrullshëm fushatën e vaksinimit të popullsisë.

Vetëm në 24 orët e fundit autoritetet e shëndetësisë në ishull bëjnë me dije se janë vaksinuar mbi 660 mijë persona, shifër kjo rekord që nga nisja e procesit të vaksinimit.

Britania e Madhe ka bërë më dije kohë më parë se ka si synim që popullsia e rritur e vendit të marrë të paktën një dozë të vaksinën antiCovid para nisjes së verës.

Aktualisht, Izraeli është lideri për vaksinimin e popullsisë, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kili dhe Mbretëria e Bashkuar.

Të dhënat zyrtare nga Mbretëria e Bashkuar bëjnë me dije se deri në këto momente 26 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 2.01 milionë i kanë marrë të dyja. Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 101 viktima të reja dhe 4802 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos