Britania në nevojë për të mbledhur të mbjellat, thërret punëtorë nga Rumania

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 21:36 | Bota

Kanë mbërritur të enjten në Britani 150 punëtorë sezonalë nga Rumania për të përballur “emergjencën” e mbledhjen se prodhimeve bujqësore në vend.

Punëtorët e rinj nga Rumania, burra dhe gra, të pajisur me maska në fytyrë u shfaqën në aeroportin e boshatisur në grupe me 4 dhe 5 persona për të respektuar dhe rregullat e distancimit social.

Ata u transportuan më pas me autobusë në super fermat në lindje të Anglisë, ku pritet të fillojë të hënën sezoni i vjeljes. Rumunët do t’i bashkohen “armatës britanike të tokës”, të cilët janë krijuar për të shpëtuar të mbjellat e Britanisë që të mos kalben në fusha.

Shoqata” Country Land & Business” bën me dije se më shumë se 30 mijë persona janë regjistruar si vullnetarë, por nevojat janë për 80 mijë punonjës që të sigurojnë që frutat dhe perimet të mblidhen në kohë për të ushqyer britanikët.

Vitet e shkuara, fermat britanike janë mbështetur në 90 mijë punëtorë sezonalë nga Evropa Lindore për të mbledhur të mbjellat, por këtë vit, pothuajse të gjitha vendet evropiane janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos