Itali, rekord të shëruarish, bien vdekjet, por shtohet numri i të infektuarve të rinj

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 18:06 | Bota
Itali, rekord të shëruarish, bien vdekjet, por shtohet numri i të

Italia vazhdon të shënojë fitore të vogla në luftën kundër koronavirusit. Për herë të parë që prej 20 marsit, të sëmurët në terapi intensive bien nën 3 mijë. Vdekjet e reja janë më pak se dje, 525, ndërsa totali është mbi 22 mijë e 100.

Numër rekord të shëruarish, e megjithatë numri i personave të prekur rritet sërish me gati 3800 raste të reja, por shifra i faturohet numrit rekord të tamponëve në 24 orët e fundit.

Vendimi i Lombardisë për të rihapur aktivitetet prodhuese në 4 maj vazhdon të nxisë debate në Itali.

Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala fillimisht e vuri theksin tek nevoja për ekuiliber, pasi siç tha nuk mund të kalohet nga terrori, në liri. E megjithatë, në një letër dërguar guvernatorit Attilo Fontana të enjten, ai shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në krijimin e kushteve për rihapjen e rajonit dhe daljes nga kriza.

Edhe Piemonte i jep driten jeshile rikthimit në normalitetin e ri duke nisur nga 4 maji. Epidemiologët, paralajmërojnë autoritetet të mos nxitohen pasi në të kundërtën do të rrezikojnë të gjithë progresin e shënuar deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos