Koronavirusi mban të “rrethuar” Nju Jorkun dhe për një muaj

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 19:09 | Bota
Koronavirusi mban të “rrethuar” Nju Jorkun dhe për

Rritja e numrit të viktimave dhe të infektuarve të rinj me koronavirus ka detyruar autoritetet në shtetin e Nju Jorkut të zgjasin deri në 15 maj masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë.

Guvernatori Andrew Cuomo, i cili dha lajmin për zgjatjen e masave të izolimit tha vetëm ekspertët do të jenë ata që do të vendosin se kur shteti i Nju Jorkut do të hapet.

“Vendimet nuk duhet të jenë politike apo emocionale. Të dhënat dhe shkenca do të vendosin. Jemi duke folur për jetë njerëzish”, u shpreh Cuomo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos