Britania sanksionon dy politikanë serbë në Bosnje-Hercegovinë

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 17:55 | Bota
Britania sanksionon dy politikanë serbë në

Qeveria britanike ka vendosur sanksionet e para për dy politikanë të Bosnje-Hercegovinës. Bëhet fjalë për anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe presidenten e Republikës Srpska, Zeljka Cvijanovic. Ata u sanksionuan nga Mbretëria e Bashkuar pasi kanë minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës.

Në bazë të sanksioneve, Dodik dhe Cvijanovic nuk lejohet të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar si dhe të përdorin ose të kenë akses në asnjë pasuri që mund të kenë në territorin britanik. 

Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss tha se: “Këta dy politikanë po minojnë qëllimisht paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë. Të nxitur nga Putini, sjellja e tyre e pamatur kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Me këto sanksione të ashpra po tregojmë se armiqtë e paqes do të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos