OKB: 1842 civilë të vrarë që nga fillimi i luftës, mes tyre 148 fëmijë

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 16:12 | Bota
OKB: 1842 civilë të vrarë që nga fillimi i luftës, mes

Kanë arritur në 1842 viktimat civile që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë 148 fëmijë.

Këto janë të dhënat e fundit të publikuara në buletinin e zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit të lënduarit janë të paktën 2493, nga të cilët 233 janë të mitur.

Shifrat janë të nënvlerësuara për shkak të vështirësive në hetimet në terren, nënvizon agjencia e OKB-së,

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e dyzet e shtatë, ndërkohë që ushtria ukrainase njofton se po përgatitet për "betejën përfundimtare" në qytetin e rrethuar të Mariupolit. Sipas Kievit, ofensiva përfundimtare e Rusisë në rajon ka filluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos