Prej disa muajsh Britney Spears, pozon herë pas here topless në Instagram. Edhe kur platforma tenton t'i fshijë fotot, këngëtarja i riposton ato përsëri pasi sipas saj, jo çdo gra zhvizhet që t’u duket të tjerëve joshëse.
"Nuk kam bërë gjoksin dhe as nuk jam shtatzënë, thjesht kam gjoks sepse kam ngrënë ushqim. Para se t'ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, dua që ju të kuptoni mendimet e mia për ekspozimin e lëkurës. Sipas mendimit tim, është krejt i shtrembëruar reagimi i menjëhershëm se çdo grua që zhvishet do që t'u duket të tjerëve seksi.", tha ylli i popit.
Këngëtarja tha se poston foto topless sepse tani do që të jetë e të ndihet më e lirë.
"Doja ta shihja veten në mënyrë tjetër, të lehtë, të zhveshur. Kështu e shoh veten në formën time më të pastër dhe dëshmoj se dhimbja, lotët dhe barrat e rënda nuk janë më të forta se unë. Unë jam një grua, një grua e bukur, e ndjeshme", shtoi ajo. (A2 Televizion)