Broadway në Tiranë, një muzikal në Universitetin e Arteve me të rinjtë që donin dhe sjellin ndryshimin

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 17:01 | Aktualitet
Broadway në Tiranë, një muzikal në Universitetin e Arteve me

Linda Kazani numëron më shumëse dy dekada që kur u larguar nga Shqipëria drejt Vjenës, ku si soprano performon aty. Gjithnjë në Tiranë është kthyer me një të re artistike. Këtë herë me kolegët e saj në Akademinë e Arteve dhe me të rinjtë e këtij universiteti ka vendosur të na sjellë një muzikal.

Nën regjinë e Milto Kutalit, kjo shfaqje do prezantohet për publikun në 20 korrik në skenën e jashtme të Universitetit të Arteve, në amfiteatrin e kësaj akademie artistësh.

Brodway është projekti i dytë që sjell artistja Linda Kazani, e cila këtë herë vjen jo vetëm me misionin që të edukojë publikun me të tilla shfaqje ku bashkohen disa komponentë, por edhe të ndajë eksperiencën e saj me të artistët e rinj shqiptarë.

Drejtuese artistike e shfaqjes 12 këngëtarë lirikë, 6 balerinë dhe 5 instrumentistë ngjiten në amfiteatrin e universitetit të arteve mbrëmjen e 20 korrikut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos