“Broja është Diego Costa 2.0”

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 16:14 | Futboll
“Broja është Diego Costa 2.0”

Edhe pse Chelsea bleu Romelu Lukakun dhe për këtë arsye e la edhe një vit tjetër huazim Armando Brojën, tifozët e “Bluve” të Londrës kanë shumë shpresa te sulmuesi shqiptar.

Pasi zhvilloi një sezon shumë të mirë me Vitesse në Holandë, duke shënuar 11 gola, drejtuesit e klubit anglez e huazuan sërish, kësaj radhe në Premier League, te Southampton.

Por, tifozët e Chelsea, duke marrë shkas edhe nga goli i djeshëm i Brojës që i dha fitoren Shqipërisë ndaj Hungarisë, kanë nisur ta quajnë “Diego Costa 2.0”.

https://a2news.com/2021/09/05/goli-historik-i-armando-brojes/

“Është Diego Costa 2.0. Përfundimisht është e njëjta prerje”, shkruan një tifoz në Twitter. Një tjetër shton: “Broja do të jetë shumë i veçantë për Chelsea-n. Ai do të jetë një emër i madh për klubin një ditë. Do të dojë kohë, por është e pashmangshme”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/05/broja-heroi-kuqezi-shqiperia-mund-hungarine-ne-elbasan-arena/

A2 CNN Livestream

Latest Videos