Cristiano Ronaldo ka nisur aventurën e tij të re në Angli, por sipas rregullave të autoriteteve kundër koronavirusit, duhet të qëndrojë në izolim për disa ditë përpara se të rikthehet në stërvitje me Manchester United.
Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus ka postuar disa foto nga rezidenca e tij e re në rrethinat e Manchesterit, ku shfaqet së bashku me familjen duke marrë rreze dielli. “Kush tha që në Manchester nuk ka diell”, shkruan CR7 përkrah fotove.
36-vjeçari bëri një rikthim të bujshëm te “Djajt e Kuq” 12 vjet pasi ai u largua nga klubi drejt Realit të Madridit. (A2 Televizion)