Chris Rock “fal” Will Smith, por Akademia jo

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 17:21 | Showbiz
Chris Rock “fal” Will Smith, por Akademia jo

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosiut tha se komediani Chris Rock kishte vendosur të mos e kallëzonte në polici Will Smith, pasi aktori e goditi me shuplakë gjatë mbrëmjes së çmimeve Oscar të dielën.

“LAPD u vu në dijeni të incidentit gjatë programit të çmimeve të Akademisë së Kinematografisë. Por personi i përfshirë në incident nuk pranoi të bënte kallëzim”, tha policia. “Megjithatë, mund ta bëjë këtë në çdo moment”.

https://a2news.com/2022/03/28/brenda-konfliktit-smith-rock-qe-kulmoi-me-shuplaken-ne-mbremjen-oscar/

Vetë Akademia reagoi për shuplakën e aktorit Will Smith, i cili disa minuta më vonë u ngjit përsëri në skenë për të marrë për herë të parë në karrierë çmimin Oscar, duke thënë se “dënonte çdo formë dhune”. Madje, sipas “New Jork Post”, Smith rrezikon të humbasë edhe çmimin e fituar një natë më parë për sjelljen e tij.

Smith u ngjit në skenë dhe goditi Chris Rock, i cili sapo kishte bërë një batutë për kokën e rruar të gruas së Smith, Jada Pinkett Smith. “Mezi po pres për filmin GI Jane 2”, tha Rock, duke iu referuar filmit të famshëm, ku Demi Moore interpreton e qethur shumë shkurt. Jada ka disa vite që vuan nga rënia e flokëve dhe duket se Will Smith nuk e pranoi një shaka të tillë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos