Buffon “i pavdekshëm”, pranë rinovimit me PSG

Nga A2 CNN
29 Janar 2019, 11:53 | Futboll
Buffon “i pavdekshëm”, pranë rinovimit me PSG

Buffon festoi vetëm 1 ditë më parë ditëlindjen e tij të 41-të. Por nëse të gjithë mendojnë se koha e tij ka përfunduar, gardiani i Paris Saint Germain mendon ndryshe.

Buffon është gati të rinovojë edhe për një vit tjetër me parisienët duke parë se drejtuesit janë të kënaqur me paraqitjet e tij ku në 10 ndeshje të luajtura këtë sezon ka pësuar vetëm 5 gola. Një rinovim i mundshëm do të isha dhurata më e bukur për ditëlindjen e legjendës së portës italiane.

Vetë portieri legjendar deklaroi një ditë më parë që nëse do t’i vinte një ofertë, do ta kishte të vështirë të refuzonte edhe sikur të ishte 60 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos