All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Po fluturonte drejt Antarktidës, rrëzohet aeroplani ushtarak me 38 persona

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 11:15 | Bota
All - Paragraf - 1

Po fluturonte drejt territoreve të akullta të Antarktidës, por në mes të udhëtimit aeroplani Hercules C-130 u zhduk nga radarët e ushtrisë kiliane.

Mjeti fluturues, më i përdoruri nga ushtritë perëndimore për transportin e trupave, sipas informacioneve kishte në bord 38 persona, 17 pjesë e ekuipazhit dhe 21 pasagjerë.

All - Paragraf - 3

Sipas autoriteteve ushtarake “sasia e karburantit e bën të qartë faktin se aeroplani tashmë është rrëzuar”.  

“Hercules” ishte drejtuar drejt një baze kiliane në Antarktidë, ku një pjesë e pasagjerëve ishin teknikë që do të riparonin tubacionet e karburantit të bazës, ndërkohë që mes tyre ishin edhe disa hulumtues nga Universiteti i Magallanës. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos