Hetimi kundër Trump, demokratët zbulojnë akuzat zyrtare ndaj Presidentit

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2019, 18:25 | Bota
Hetimi kundër Trump, demokratët zbulojnë akuzat zyrtare ndaj

Komisioni i Drejtësisë i Dhomës së Deputetëve ka zbuluar dy akuzat e para zyrtare kundër presidentit amerikan Donald Trump, në hetimin për shkarkimin e tij.

Institucioni që drejtohet nga demokratët ka vendosur në qendër të hetimit telefonatën e Trump me homologun ukrainas, Volodimir Zelenski.

Në artikullin e parë, Komisioni i Drejtësisë e akuzon presidentin për abuzim me pushtetin, ndërsa në artikullin e dytë për pengim të Kongresit.

Presidenti dyshohet se ka përdorur ndihmën ndaj ushtrisë së Ukrainës si shantazh për përfitime politike. Trump insiston se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe procesin për shkarkimin e tij e konsideron çmenduri. Nëse dy akuzat aprovohen në Dhomën e Deputetëve, atëherë në janar pritet të fillojë një gjyq ne Senat për shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos