“Mosndëshkimi dhe privilegjimi vijojnë në sistemin shqiptar të Drejtësisë”

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 18:51 | Aktualitet
“Mosndëshkimi dhe privilegjimi vijojnë në sistemin shqiptar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka dhënë një mesazh për drejtësinë shqiptare pasditen e së premtes.

Kim shprehet e zhgënjyer se mosndëshkimi dhe favorizimi për disa persona specifikë, vijojnë të jenë prezentë në sistemin shqiptar të Drejtësisë.

Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Twitter të premten pasdite, kryediplomatja amerikane kujton se “mënyra të tilla të vjetra” nuk janë të përshtatshme për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për integrimin në BE.

Teksa kujton se SHBA e konsideron korrupsionin një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare, Kim shton se ata që “ndihmojnë miq të fuqishëm, duhet ta kuptojnë që veprimet e tyre do të kenë pasoja.”

Shumë zhgënjyese të shohësh se mënyrat e vjetra të mosndëshkimit dhe privilegjimit për disa vazhdojnë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Këto mënyra të vjetra nuk janë të përshtatshme për një aleat të NATO-s dhe aspirant të BE dhe ato duhet të refuzohen me vendosmëri. SHBA e konsideron korrupsionin kërcënim thelbësor të sigurisë kombëtare.

Ata që janë të përfshirë në bërjen ose pranimin e kërcënimeve dhe nxitjeve - për shembull, për të ndihmuar miq të fuqishëm - duhet të kuptojnë se veprimet e tyre do të kenë pasoja.

Yuri Kim, Twitter

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos