All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

U lirua nga burgu, Tahiri: Njoha padrejtësinë përballë, tani do të kërkoj të drejtën pa kursim!

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 18:10 | Aktualitet
U lirua nga burgu, Tahiri: Njoha padrejtësinë përballë, tani
All - Paragraf - 1

Do të vazhdoj ta kërkoj drejtësinë, siç kam bërë deri më sot.” Është ky reagimi i parë që ka bërë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas lirimit me kusht nga burgu.

Në një “status” të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri falënderon ata që kanë besuar te ai, por edhe ata që sipas tij kanë gënjyer gjithnjë. Ai thekson se tashmë ka mundësinë që të kërkojë “të drejtën pa kursim.”

All - Paragraf - 3

Do vazhdoj te kerkoj drejtesine, sic kam bere deri me sot.Te falenderoj me zemer ty qe ke besuar gjithmone te gjithcka jam e kam bere une! Faleminderit dhe ty qe ke genjyer gjithmone, duke me kujtuar cmimin e te vertetes. Pata mundesi te njihja padrejtesine perballe. Tani kam mundesine te kerkoje te drejten pa kursim!Faleminderit pamase te gjithe!

Saimir Tahiri në Facebook

Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit vendosi sot lirimin me kusht të ish-ministrit Tahiri, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Vendimi erdhi në një kur Tahiri ka vuajtur tashmë gjysmën e dënimit, ndërsa pjesën tjetër prej një viti e 7 muaj do ta kryejë në banesë.

Sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetahu, shkaku kryesor i lirimit me kusht ishte fakti që bashkëshortja e Tahirit për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kujdesej më për fëmijët. Dhe për këtë arsye, kujdestarinë për fëmijët duhet ta kryejë Tahiri.

All - Paragraf - 7

Tahiri u mor nën hetim pas përgjimeve të bëra nga drejtësia italiane për grupin e Habilajve që merreshin me kultivimin dhe trafikun e kanabis sativa.

Në fund të procesit pavarësisht dyshimeve për implikim të Tahirit në krijimin e kushteve për trafikun e drogës, gjykata e krimeve të rënda e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Akuzë, të cilën vetë Tahiri për asnjë moment nuk e pranoi, por pamundur dot t’ia provojë drejtësisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/02/lirohet-nga-qelia-saimir-tahiri/
https://a2news.com/2023/06/02/zbardhet-vendimi-i-gjykates-per-lirimin-e-saimir-tahirit/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos