Ndryshime te Roma, Ranieri merr drejtimin, largohet edhe Monchi

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 14:41 | Futboll
Ndryshime te Roma, Ranieri merr drejtimin, largohet edhe Monchi

Claudio Ranieri është zyrtarisht trajneri i Romës. Pas shkarkimit të Eusebio Di Francesco, trajneri 67-vjeçar, ka marrë drejtimin e skuadrës duke firmosur deri në fund të këtij sezoni, nga ku në varësi të ecurisë do të vlerësohet dhe e ardhmja.

Ranieri debuton të hënën ndaj Empolit në kampionat me misionin për t’i siguruar Romës një vend në Champions.

Pas dy vitesh te kryeqytetasit ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori sportiv, Monchi, i cili ishte arkitekti i merkatos që dërgoi Romën deri në gjysmëfinalet e Championsit, edicionin e kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos