
Lionel Messi ka bërë një hap mbrapa. Pas lamtumirës së Kombëtares argjentinase, prej zhgënjimit në Botërorin 2018 në Rusi, sulmuesi pranoi ti bashkohet sërish ekipit të Skalonit.
Ylli i Barcelonës do të jetë pjesë e Argjentinës për miqësoren e 23 marsit ndaj Venezuelës dhe do të mbajë shiritin e kapitenit pas 261 ditëve mungesë.
Dilema e vetme është nëse Messi do të luajë edhe në miqësoren e dytë ndaj Marokut. Për një yll që kthehet, një tjetër është lënë jashtë.
Pas problemeve te Interi dhe mungesës së aktivizimit, Mauro Icardi nuk do të jetë pjesë e ekipit. (A2 Televizion)