
Skena, ku të dënuarit punojnë jashtë ambienteve të burgjeve, mund të bëhen realitet edhe në Shqipëri, nëse Komisioni i Ligjeve do të jetë dakord me propozimin e deputetëve të Komisionit të Sigurisë, të cilët miratuan projektligjin për të drejtat e të dënuarave dhe të paraburgosurve.
Në komision u soll një shembull konkret i burgut të hapur, punës së të burgosurve jashtë institucionit ku vuajnë dënimin. Diskutime pati edhe për komisionin që përcakton ecurinë e të dënuarit, nëse ai kalon nga një shkallë e sigurisë së lartë, në atë të ulët.
Deputetët miratuan në tërësi të gjitha nenet e këtij projektligji, ku parashikohen gjithashtu lehtësira për kushtet në burgje, trajtimin e të burgosurve, ushqimin, higjienën apo aspekte të tjera. (A2 Televizion)