
42 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit kanë ndjerë shqetësime shëndetësore dhe kanë pasur probleme me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit, paraditen e kësaj të mërkure.
Situata ka alarmuar stafin pedagogjik si dhe të gjithë stafin mjekësor të spitalit të Fierit. Autoambulancat për minuta të tëra kanë bërë transportimin e nxënësve në urgjencën e spitalit. Fatmirësisht, pas ndihmës së parë mjekësore gjendja shëndetësore e nxënësve paraqitet e stabilizuar dhe pa ndërlikime të mëtejshme.
Paraprakisht dyshohet se nxënësit dhe një pjesë e stafit pedagogjik të shkollës janë helmuar nga hapja e disa spraj piper, të cilat përdoren kryesisht nga forcat e policisë dhe që shkaktojnë djegie të syve dhe lëkurës si dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes.
Policia shprehte se e ka identifikuar edhe nxënësit që e ka bërë këtë veprim por nuk jep më shumë detaje. Ndërkohë, në Fier ka qenë edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila e ka cilësuar rispërsëritjen e këtij rasti si të patolerueshme dhe që do të pasohet me masa të rrepta. (A2 Televizion)