Piloti vdes pasi përplaset me raketën që kishte krijuar në kushte shtëpie

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 10:24 | Lifestyle

Një pilot amerikan ka ndërruar jetë gjatë përpjekjes së lëshimit të një rakete që e kishte krijuar vetë, në kushte shtëpie.

64-vjeçari Mike Hughes, i cili njihej me nofkën “I çmenduri”, u përplas me raketën e tij me avull disa sekonda pasi ishte nisur nga shkretëtira kaliforniane.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon raketën që niset për në qiell përpara se të përplaset në tokë.

Hughes ishte i njohur për faktin se besonte që Toka është e sheshtë. Ai shpresonte që ta vërtetonte këtë gjë duke shkuar në hapësirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos