All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E quanin “Barbie”, por doli e para në shkollën e marinsave

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 22:18 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Një grua që u etiketua si “Barbie” kur iu bashkua shkollës së Marinës vetëm 19 vjeç, rrëzoi të gjitha paragjykimet kur u rendit e para e klasës dhe deri tani ka kryer misione në më shumë se 100 shtete.

Brie Burgett, tashmë 28 vjeç, është pjesëtare e forcave xheniere. Ajo kishte një diplomë në shkencat politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare kur ishte vetëm 19 vjeç, por duke qenë se nuk gjeti punë, vendosi t’i bashkohej Marinës amerikane.

All - Paragraf - 3

“Njerëzit habiten kur mësojnë punën që bëj sepse nuk dukem si shumica e marinsave”, thotë Brie për “Daily Mail”. “E dija që do të ishte një sfidë, fizike dhe psikologjike, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe për të fituar një përvojë të vlefshme”.

Ajo kujton edhe ditët e para në shkollën e Marinës. “Isha e pasigurt se si priteshin gratë në këtë ambient. Kur u futa në zyrën e regjistrimit, i dëgjoja që pëshpëritnin se një “Barbie” dëshiron të bëhet marinse. Kishin dyshime nëse unë do të kapja normat fizike”, thotë Brie. “Por studiova dhe u stërvita shumë dhe në fund u bëra një nga gratë më të reja që bëhej pjesë e Trupës së Marinës".

Deri tani, ajo ka kryer misione në 108 vende, mes tyre në Japoni, Gjermani dhe Tajlandë, por ajo veçon ndërtimin e shkollave në Filipine dhe punën në Afrikë si momentet më të vështirë dhe të rëndësishme të këtyre udhëtimeve. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos