Burri vret gruan, nusen e djalit dhe pastaj veten

Nga A2 CNN
22 Prill 2019, 15:33 | Kosova
Burri vret gruan, nusen e djalit dhe pastaj veten

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot pas mesdite Prishtinën, ku tre persona kanë mbetur të vrarë. Sipas policisë së Kosovës, dyshohet se një person ka vrarë gruan e vet, gruan e djalit dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Sipas mediave lokale, në banesë ne momentin e vrasjes ka qenë edhe një vajzë 2-vjeçare, që dyshohet se ka parë të gjithë skenën e krimit makabër.

Policia është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyet që kanë çuar në këtë tragjedi. Mësohet se personi që kreu krimin kishte pasur edhe më parë probleme me drejtësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos