
Veton Surroi, aktivist i shoqërisë civile, politikan dhe anëtar i delegacioneve më të rëndësishme në etapa kyçe për Kosovën, deklaroi se pala shqiptare duhet të shkojë më 29 prill në Berlin me tezen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje me Serbinë.
Nga Tirana, në një forum me temën “Kosova dhe Serbia - në kërkim të një paradigme të re”, organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, Surroi kritikoi faktin që udhëheqës të Kosovës po flasin me tezën serbe të këmbimit të territoreve. (A2 Televizion)