
Tarifat e përgjysmuara për studentët dhe bursat për më të mirët do të zbatohen edhe vitin e ri akademik.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini konfirmoi vazhdimin e paketës lehtësuese që erdhi si rezultat i protestave të studentëve.
Sipas ministres, “Pakti për Universitetin” do të vijojë mbështetjen nga qeveria me rritje të buxhetit për arsimin e lartë dhe investime për kampuset univeristare.
Ministria e Arsimit kërkoi nga shkollat e larta të rrisin cilësinë dhe punën e tyre, veçanërisht në kërkimin shkencor. (A2 Televizion)