Bushati në Kongresin e PS, rikthim apo rehabilitim? Xhafaj: Nuk dëbohet njëri në PS për qëndrime të ndryshme. Kalemaj: Ai nuk është disident

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 21:54 | Politikë
Bushati në Kongresin e PS, rikthim apo rehabilitim? Xhafaj: Nuk

Kongresi i Partisë Socialiste më 9 prill ka edhe një rikthim, atë të Ditmir Bushatit, që do të jetë një nga katër folësit zyrtar. Por a është ky një rikthim formal apo një rehabilitim i plotë i ish-ministrit të Jashtëm që dukej një “yll” në rënie në politikën shqiptare?    

Për Etjen Xhafa, deputet dhe sekretar digjital i PS-së, nuk mund të flitet për rehabilitim, por një rikthim, dhe në emisionin “Debat” shpjegon arsyet e tij.

“PS është parti ku debate ekziston haptazi, dhe asnjë nuk dëbohet për një qëndrim të caktuar mbi një çështje. Kam patur nderin të shërbej si zëvendës në Ministrinë e Jashtme”, thotë Xhafa, që shton se “Bushati është nga ata personazhe që i kanë dhënë shumë jetës politike dhe absolutisht që është potencial për të shfrytëzuar në akademinë politike të PS, që në thelb ka tërheqjen e të rinjve”.

https://a2news.com/2022/04/06/xhafaj-zbardhi-disa-nga-ndryshimet-thelbesore-ne-statutin-e-ps/

Por pedagogu dhe analisti Ilir Kalemaj mendon se figura e Bushatit tregon për nivelin e ulët të demokracisë në kampin socialist. “Fakti që Bushati shihet si një lloj disidenti në PS tregon sa e ulët është niveli i demokracisë në PS, ai ka qenë gjithmonë korrekt, nuk ka parë ndonjë disidencë tek ai”, u kundërpërgjigj Kalemaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos