
Shtimi me dy i sekretariatit ekzekutiv dhe kancelari lokal do të jenë disa nga risitë në statutin e Partisë Socialiste që pritet të diskutohen Kongresin e 9 prillit të kësaj force politike. Në studion e Debatit me Alba Alishanin sekretari digjital Etjen Xhafaj zbardhi disa nga ndryshimet thelbësore në statut.
“Një ndër kryesoret ka të bëjë me procesin zgjedhor në të 61 bashkitë, sjellja e një personazhi të ri në skenën lokale politike kancelari një post brenda hierarkisë politike, kjo është një ndryshim që do të përmirësojë qasjen e bashkisë, prezantimi i platformës ku të gjithë mund të shprehin vizionin për zgjedhjet në vijim. Sekretariati ekzekutiv nuk është një risi drejtohet nga sekretar i përgjithshëm do të shtohen edhe dy. E re është roli i kancelarit që do vëzhgojë problematikat do ndjekë anën dokumentare, ndërthurje më e mirë e personaliteteve lokale dhe për të mundësuar që të ketë vazhdimësi nga struktura drejtuese PS. Sekretariati do të shtohet me dy; Sekretari për çështjet elektorale, për parapërgatitjen për proceset zgjedhore dhe sekretari për emigracionin dhe Diasporën një post i domosdoshëm sot për të mundësuar kanale të reja komunikimi. Kjo është në funksion edhe të qëllimit të shpallur tonit, që të mundësojë votën e emigrantëve që janë kontribues për ekonominë tonë”.
PS ka vendosur që të ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partive, ndërsa zgjedhja e strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022.
Të shtunën e 9 prillit Partia Socialiste do ta mbajë Kongresin, ku ndër të tjera pritet që aty të bëhen publike edhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar. (A2 Televizion)