Buxheti 5% për arsimin, Shahini: Nuk është objektiv i qeverisë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 19:19 | Ekonomi
Buxheti 5% për arsimin, Shahini: Nuk është objektiv i

Buxheti për arsimin nuk do të rritet në 5%, siç ishte kërkuar nga studentët në protestat e dhjetorit të kaluar, jo vetëm vitin e ardhshëm, por as në vijim.  Niveli i financimit të këtij sektori, të konsideruar si një nga prioritetet e qeverisë, ka qenë fokusi i debatit në Komisionin e Edukimit.

Sipas ministres së Arsimit, Besa Shahini, niveli 5% nuk është një objektiv i qeverisë pasi mund të arrihet vetëm nëse do të rriten taksat që paguajnë individët.

“Si pjesë e “Paktit për universitetin” ne nuk e kemi thënë që do e rrisim me 5%. Ne duam gjithsesi ta rrisim buxhetin nga viti në vit. Nëse e keni parë planin afatmesëm ka rritje të mëdha për vitin 2021 dhe sidomos për vitin 2022 dhe shpresoj se shumë shpejt do të arrijmë në 4.2-4.3% të PBB”, tha ministrja Shahini.

Në buxhetin e vitit 2020, arsimi do të marrë më shumë fonde për shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 250 mijë nxënës; trajtimin me kuotë ushqimore për nxënësit nga shtresat në nevojë dhe investime të tjera kryesisht për rikonstruksione shkollash. Nga “Pakti për Universitetin”, ndërkohë do të vijojë subvencionimi i tarifave dhe bursat për nxënësit e ekselencës, çka ka rritur ndjeshëm shpenzimet për arsimin e lartë krahasuar me vitet e kaluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos