Buxheti, në fokus të komisioneve parlamentare

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2019, 08:42 | Ekonomi
Buxheti, në fokus të komisioneve parlamentare

Sot, e gjithë puna e komisioneve parlamentare do të fokusohet tek buxheti i vitit që vjen, i prezantuar nga Ministria për Financat dhe Ekonominë në komisionin përkatës gjatë ditës së djeshme, ku u vu në qendër të kritikave për faktin e uljes së investimeve publike dhe mosrritjen e pagave dhe pensioneve, por ministrja tha se në fokus të buxhetit të vitit 2020 janë arsimi dhe shëndetësia.

Fondet e arsimit janë rritur me 9% krahasuar me këtë vit, ndërsa ato të shëndetësisë me 5%.

Përveçse në Komisionin e Ekonomisë që nis punën në orën 9:30, buxheti diskutohet sot me praninë e një sërë emrash ministrorë edhe në Komisionin për Edukimin dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos