Buxheti i bashkisë Durrës, mbetjet, fond 104% më të lartë në vitin 2022

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 17:44 | Aktualitet
Buxheti i bashkisë Durrës, mbetjet, fond 104% më të

Menaxhimi i mbetjeve, arsimi dhe infrastruktura kanë marrë pjesën e luanit në buxhetin e bashkisë së Durrësit për vitin 2022.

Këshilli bashkiak miratoi buxhetin për vitin e ardhëm, i cili do të jetë 3,68 miliardë lekë, ose 20% më shumë se viti që po mbyllet. Rritjen më të madhe do të kenë sektori i menaxhimit të mbetjeve, i cilit do të ketë një buxhet 104% më shumë se ky vit.

Rikonstruksioni i shkollave dhe ndërtimi i të rejave për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, ishte një nga pikat kryesore në buxhetin e bashkisë se qytetit bregdetar.

Në kuadër të arsimit, 4035 biznese të mëdha që janë në territorin e bashkisë së Durrësit do të paguajnë edhe një tarifë simbolike vjetore prej 1200 lekësh të reja që do të përdoret në përmirësimin e infrastrukturës e shkollave në zonat rurale.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, bashkia e Durrësit ka planifikuar ndërhyrje edhe në sistemin e kanalizmit të ujërave të bardha në zonën e plazhit dhe te rruga "Taulantia", të cilat megjithë ndërhyrjet ndër vite sërish përmbyten me shiun më të parë. Gjithashtu është parashikuar që gjatë vitit 2022 do të rriten edhe tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos