Silva Bino: Kemi arritur 40% të vaksinimit, kryesojnë Tirana dhe Himara

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 10:26 | Aktualitet
Silva Bino: Kemi arritur 40% të vaksinimit, kryesojnë Tirana dhe

Epidemiologia Silva Bino ka raportuar për ecurinë e vaksinimit në vend. Në një konferencë për mediat, ajo njoftoi se, deri më tani, është arritur 40% e mbulesës vaksinale në vend dhe 50% për grupet e targetura. Sipas saj, janë 2 milionë  e 700 mijë vaksina të ndara mes Pfizer, Coronavac dhe Astrazeneca, por mbizotëron vaksina Pfizer.

“Për sa i përket vaksinimit, kemi një rritje në përqindjet e vaksinimit për dozat e para, të dyta dhe të treta në dy javët e fundit që ka sjellë rritje të mbulesës vaksinale në 40% në popullatë dhe 50% në popullatën target. Kjo vjen si pasojë e një punë të personelit shëndetësor dhe atyre të angazhuar në procesin e vaksinimit dhe pasjen e mbi 2 milionë e 700 mijë vaksinave. Mbizotëron vaskina Pfizer mbi Coronavac dhe Astrazeneca”.

Bino theksoi se përqindje më të lartë të vaksinimit kanë bashkitë, ku në Tiranë është 57%, dhe Himara me 80%.

“Përqindje të lartë vaksinimi, Bashkia e Tiranës që është mbi 57%, bashkia e Himarës 80% e vaksinimit. Janë dhe disa bashki ku po punohet. Kemi një besueshmëri të lartë të popullatës te personeli shëndetësor që është shumë e rëndësishme. Është një rritje e menjëhershme për dozat e treta, në dy javët e fundit, si një masë për parandalimin e Omicron në vend, që është tejet infektues. Edhe vaksinimi ndaj gripit po ecën”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos