Omicron në Shqipëri, konfirmohen 2 rastet e para, ekspertët lejojnë festimet pa orar

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 16:13 | Aktualitet
Omicron në Shqipëri, konfirmohen 2 rastet e para, ekspertët

Zyrtarisht, edhe Shqipëria preket nga variant Omicron. Dy rastet e para janë konfirmuar nga laboratori i referencës në Gjermani, por numri i të infektuarve realë  është shumë më i lartë. Lajmi për qarkullimin e Omicron është bërë publik nga ekspertët e komitetit teknik.

Por ndryshe nga vendet e tjera që po anulojnë festimet nga frika e Omicron,  komiteti i ekspertëve ka hequr orën policore natën e ndërrimit të viteve duke lejuar festimet jo vetëm në sheshe.

“Ora policore do të mbetet e njëjtë, pra ora 23,  me përjashtim të ndërrimit e viteve, në linjë me përcaktimet e standardit të lejimit”, deklaroi  zëvendësministrja Mira Rakacolli.  

https://a2news.com/2021/12/23/studimet-per-omicron-eshte-me-pak-agresiv-reduktohen-mundesite-per-hospitalizim/

Me lejimin e festimeve do të rriten infektimet dhe shtrimet në spitale. E kur nuk mund të flitet më për zbatim masash, ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim.

“30% i të sëmurëve i takojnë moshës 19-43 vjeç”, shtoi Najada Como.  

Varianti Omicron ka alarmuar mbarë botën për shkak të transmetueshmërisë së lartë dhe frikës së kolapsit në spitale.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos