
Shumë prej universiteteve në vendin tonë kanë shpenzuar 0 lekë gjatë vitit akademik 2020-2021 drejt shkencës.
Ministria Evis Kushi gjatë diskutimit për buxhetin e ri në arsim premtoi rritje të cilësisë së arsimit si dhe kërkimi shkencor. Në vëmendje sipas Kushit do të jetë edhe arsimi parauniversitar si dhe trajtimi i nxënësve ekselentë dhe atyre të shtresës në nevojë.
Më skeptik ndaj prezantimit të buxhetit ishin deputetët e opozitës. Luçiano Boçi ngriti disa pika emergjente të cilat kërkojnë fonde dhe menaxhim më të mirë.
“Kaloi në mënyrë formale një buxhet që ka 8 vite që është i njëjti. Çfarë projekti konkret kemi për të shmangur braktisjen, dhe flasim për ndërkombëtarizëm pastaj, ndërkohë që nuk do të ketë më mësues. Shkurtoni kohën e përgatitjes se mësuesve”, deklaroi ai.
Klasat kolektive po ashtu janë një problem për deputetët e opozitës të cilët sugjeruan ngritjen e një harte të re shkollore për të evidentuar zonat që kanë nevojë për godina arsimore dhe cilësi të lartë arsimi. (A2 Televizion)