Buxheti për arsimin, ministrja Kushi: 950 milionë lekë për mbulimin e transportit, rritje të pagave me 6 përqind

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2021, 10:48 | Politikë
Buxheti për arsimin, ministrja Kushi: 950 milionë lekë për

Ministrja Kushi, në prani edhe të kryeministrit, prezantoi buxhetin për vitin 2022 për arsimin. Evis Kushi u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit me 6 përqind.

“Mbështetja jonë për arsimin do të vazhdojë pa u ndalur edhe përmes rritjes së vazhdueshme të pagave. Për këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32 përqind. Këtë e filluar që me buxhetin e parë. Për vitin 2022, pagat do të rriten me 6 përqind për të gjithë punonjësit mësimor, edukator dhe psikosocial, por një nga zërat më të rëndësishëm të buxhetit 2022 do të jetë përmirësimi i infrastrukturës arsimor.

Gjatë viteve të kaluara, ne kemi ndërtuar apo rikonstruktuar më shumë se 300 shkolla në të gjithë vendin, pa përfshirë këtu 70 shkollat që sapo kanë përfunduar me programin e madh të rindërtimit, të gjitha sipas standardeve bashkëkohore. Ne jemi të vetëdijshëm që ne nuk kemi bëra sa duhet për infrastrukturën e brendshme të shkollave, për laboratorët e te tjera”, u shpreh ministrja Kushi.

Më tej, Kushi u shpreh se me buxhetin e vitit 2022, me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do të sigurojmë mbulimin e shpenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës, si dhe transportin për 12 mijë mësues. “Duke filluar nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do të jetë 50% më i lartë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos