Integrimi në BE, Mediu: Pretendojmë Europën, por Shqipëria po zbrazet

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 22:33 | Politikë
Integrimi në BE, Mediu: Pretendojmë Europën, por Shqipëria

Në Intervistë me Merita Haklaj, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane foli edhe për integrimin Europian të Shqipërisë.

Ai u shpreh se ne pretendojmë Europën, por shohim që çdo ditë e më shumë Shqipëria po zbrazet.

“Ka një problem në politikat e BE për shkak të interesave të ndryshme për zgjerimin ose jo. Shtetet e Bashkuara janë të interesuara në këtë situatë pasi kanë interesin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Duhet të kuptojmë se nuk është thjesht anëtarësimi si pjesë procesi, por është çështja e standardeve që ne krijojmë për të qenë në nivelin e vendeve të BE.

Për fat të keq, ne e kemi parë këtë proces në këndvështrimin politik, na duan s’na duan, jemi gati apo jo. Ne të gjithë e dimë që nuk jemi gati nga pikëpamja e standardeve.

Ne nuk kemi në dorë si na gjykojnë të tjerët, por kemi në dorë si ndërtojmë marrëdhënien tonë të brendshme për të arritur të na gjykojnë drejt të tjerët. Fatkeqësisht ne pretendojmë Europën, por shohim që çdo ditë e më shumë Shqipëria po zbrazet sepse mënyra e jetës nuk është e tillë që ata ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos