
Kjo ishte situata në Durrës gjatë sezonit veror. Me turistët prezentë, disa prej qyteteve bregdetare lanë shije të hidhur në sytë e tyre me menaxhimin e mbetjeve plastike.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka listuar katër bashkitë më problematike, për të cilat do të ketë një fond shtesë në eliminimin e plehrave të vend-depozituara kudo.
Nga buxheti i vitit 2022, do të ofrohen edhe 500 milionë lekë për bashkitë e tjera të vendit të cilat nuk kanë arritur të mbledhin dot taksat e mjedisit apo kanë vështirësi në përballimin e menaxhimit të mbetjeve.
Opozita në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese parashtroi disa çështje të tjera shqetësuese për këtë sektor.
Qeveria shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit janë zotuar se 1 qershori i vitit 2022, do ta gjejë Shqipërinë pa qese plastike në treg, premtim i përsëritur që nga tetori i vitit 2019. (A2 Televizion)