“Buzëqeshja hollivudiane”, suksesi i mjekut shqiptar të kirurgjisë orale në Stamboll

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 10:47 | Aktualitet
“Buzëqeshja hollivudiane”, suksesi i mjekut shqiptar të

Nëse do t’u binte rasti të shkonit në Stamboll, nuk duhet të lini pa parë dhe lagjen Nisantasi. Sigurisht nuk është nga ato zonat klasike të dyqaneve të mëdha me vitrina apo njerëz të famshëm që jetojnë atje, por është një nga zonat ku janë përqendruar bizneset dhe aktivitetet e frekuentimi i saj është i lartë. Por për ne shqiptarët, ka dhe një arsye më shumë. Pikërisht në këtë zonë të bukur ka klinikën e tij mjeku shqiptar i kirurgjisë orale, Arten Dyrmishi.

Dr. Arten Dyrmishi jeton prej 14 vitesh në Stamboll, që kur shkoi për të studiuar për stomatologji me bindjen se do të kthehej në Shqipëri për të ushtruar profesionin e tij.

Por pasioni dhe më pas studimet për kirurgji orale dhe këmbëngulja e profesorëve të tij bëri që Arteni të ndërronte mendjen, të qëndronte në Turqi dhe sot është një shqiptar i suksesshëm në zemër të Stambollit.

Buzëqeshja hollivudiane është risia e kirurgjisë orale që është “mjeshtëri” e këtij shqiptari.

Dashuria që ka për profesionin e bën që të jetojë ëndrrën e tij çdo ditë, çdo muaj, çdo çast që është me bisturi në dore e duke kryer jo punën se nuk do të ishte e përshtatshme, por atë që Zoti i ka dhënë dhunti, t’i bëjë njerëzit të buzëqeshin bukur.

https://youtu.be/T9lg7GwbAJM

Arteni është lindur dhe rritur në Lushnjë, por me origjinë nga Skrapari. Shkollën e mesme e ka kryer në Tiranë dhe Stomatologjinë e ka pasur ëndërr të kahershme. Për këtë arsye, vendosi të studionte në Ankara të Turqisë dhe më pas specializimin në Stamboll për kirurgji orale. Ai synon që të thyejë mitin e “frikshëm” të dentistit, duke e kthyer atë ndër profesionet më të kërkuara e të dashura për të gjithë.

Për dr. Artenin, turizmi dentar është mjaft i përhapur duke ditur që vetë Stambolli afron mundësia të panumërta për argëtim, turizëm dhe kujdes shëndetësor dentar. Këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as klinika e tij. Tashmë, ai dhe ekipi i tij, kanë krijuar kanale komunikimi në shumë vende të botës dhe si rezultat, gjeografia e vendeve nga janë pacientë për turizmin dentar janë shqiptar që jetojnë në Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Australi etj.

Çmimet tona janë më të larta se në Shqipëri, por shumë më të ulëta se ato të Europës, Australisë, Amerikës etj. Ata janë të gatshëm që të akomodojmë grupe turistësh deri 7 -8 veta dhe t’i shërbejmë në klinikë, sipas nevojave specifike të gjithsecilit.

Kjo është dëshira dhe projekti i afërt i dr. Artenit, që të gjithë shqiptarët në mbarë botën të kenë mundësi të kenë atë “buzëqeshjen hollivudiane” që na bën të ndjehemi mirë dhe na rrit besimin te vetja. Arten Dyrmishi është baba i vogëlushes bukuroshe, Aria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos