
Sot dhe në fundjavë moti do të jetë i ngrohtë, temperaturat e mëngjesit variojnë nga -2 në 10°C, ndërsa mesdita do të shënojë nga 12 në 18°C.
Kthjellimet mbizotërojnë të premten, e shtuna do të sjellë edhe vranësira në pjesën e dytë të saj, ndërsa e diela do të ketë vranësira të dukshme, më të zhvilluara gjatë pasdites e mbrëmjes kur nuk mungojnë edhe reshje afatshkurta në veri dhe zonat qendrore.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det nga drejtimi jugor gjatë gjithë fundjavës. (A2 Televizion)